FOTO/ Aksident i frikshëm, trafikndarësja përshkon tej për tej mjetin. Plagoset rëndë drejtuesi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në aksin Milot-Thumanë, në afërsi të Fushë Gjormit.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se ka mbetur i lënduar një person

Drejtuesi auto veturës ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat anësore të rrugës. Siç shihet dhe nga fotoja e siguruar nga Panorama.al, trafikndarësja ka përshkuar tej për tej mjetin duke bërë që drejtuesi të plagoset rëndë.

Ai është transportuar drejt spitalit të Traumës ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.