Përfundon pas 8-orësh mbledhja e grupit të PD-së, Alibeaj: Një procesi i njëanshëm nuk çon në bashkim


Ka përfunduar pas 8-orësh debatesh mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Përmes një deklarate për media në fund të takimit, kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj deklaroi se shumica dërrmuese e deputetëve ishin të mendimit se një proces i njëanshëm nuk çon drejt bashkimit të Partisë Demokratike.

Ai tha se deputetët kërkuan një proces ristrukturimi të përbashkët të partisë, ku mos të ketë përjashtime.

“Zoti Berisha erdhi dhe si gjithmonë unë i thashë të njëjtat gjëra, siç e keni marrë vesh. Vura re që shumica dërrmuese e kolegëve konsastuan disa gjëra të thjesht që konstatojnë gjrat që çojnë te bashkimi. Një proces i njëanshëm nuk të çon në bashkim, ky është konstatimi i parë. Një shumicë dërrmuese kërkoi që bashkimi të realizojhhet në bazë të një procesi rë përbashkët ku most të ketë përjashtimi. Riorganizimi të filloj nga qeliza, seksioni e më pas të grupseksioni e kështu me radhë. Kjo u tha nga deputetët të cilët e ofruan këtë zgjidhje. Unë ju ofrova deputetëve që nesër çdo deputet të propozojë në mënyrë shtjeelluese propozimin e vetë”, tha Alibeaj.