Ndërveprim brezash, Banorët e Shtëpisë së të Moshuarve dhe fëmijët e qendres takim dhe shkëmbim eksperiencash!

Ndërveprim brezash, Banorët e Shtëpisë së të Moshuarve dhe fëmijët e qendres takim dhe shkëmbim eksperiencash

#Ndërveprim social #Solidaritet midis brezave

Profesionistët e kujdesit shoqëror dhe përdoruesit e shërbimeve të qendrës ditore Ngjyrat e Jetës dhe të Shtëpisë së të moshuarve, Kavajë patën mundësinë që ne datat 15 dhe 22 korrik 2022, të fillonin bashkëpunimin për ndërveprim social dhe mbështetje reciproke.

Znj. Medina Papoj, Drejtore e Shërbimit Social, Bashkia Kavajë, mirëpriti të moshuarit dhe stafin në qendrën ditore “Ngjyrat e Jetës”, duke i informuar 15 vizitorët lidhur me shërbimet që ofrohen për fëmijët me nevoja të veçanta si dhe vullnetin për të zhvilluar aktivitete të përbashkëta midis dy qendrave të kujdesit shoqëror për të moshuarit dhe fëmijët .

Të moshuarit u shprehën të kënaqur nga takimi me fëmijët, si dhe stafet e qendrave u angazhuan që takimet midis tyre të vijojnë, për të mundësuar shkëmbimin e vlerave sociale dhe transferimin e aftësive nga të moshuarit tek fëmijët me nevoja të veçanta.

Projektimi i shërbimeve të integruara kërkon edhe njohje me modele të ngjashme të suksesshme në vend dhe jashtë saj, ndaj projekti mundësoi të vizitohet Qendra Ditore Multifunksionale Anton Luli, në Vaqarr, Tiranë.

Moshimi aktiv si dhe këndvështrime të stafit dhe përdoruesve të shërbimeve, lidhur me komunikimin dhe informimin midis dy qendrave sociale ishin temat kryesore që u trajtuan gjatë takimit, duke kuptuar edhe më shumë nga realiteti i dy grup moshave që edhe pse të ndryshme, kanë shumë për ti dhënë njëri tjetrit.

#Moshimi aktiv
#Profesionistët e kujdesit shoqëror
#Sisteme efektive të mbrojtjes sociale
#Përfshirje
#Mirëqenie
#Bashkia Kavajë
#UNDP
#ReLOaD