Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka ironizuar me maxhorancën lidhur me skandalin e zbuluar në koncensionin e djegies se mbetjeve, se disa të moshuar që jetojnë në azile, apo barinj, si dhe mbledhës kanaçesh kanë rezultuar të jenë ‘milionerë’ me kompani që bashkëpunojnë me Inceneratorët.
Gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë, Salianji i ka bërë thirrje qytetarëve që kanë të moshuar ën shtëpi apo që ju kanë ndërruar jetë, t’i kontrollojnë llogaritë bankare, pasi mund të rezultojnë si milionerë.
“I bëj thirrje qytetarëve që kanë te moshuar ne shtëpi ose qe ju kane ndërruar jetë që të kontrollojnë llogaritë bankare, mund te kenë miliona euro në llogari”, theksoi Salianji.
Por pas ironisë, drejtuesi i seancës, Nasip Naço nuk i është përgjigjur, por i ka bërë thirrje deputetëve që të flisnin për projektligjin në rendin e ditës.