Komisioni për Zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, Oliver Varhelyi iu drejtua shqiptarëve me një mesazh nga Brukseli duke theksuar se nga sot ata janë pjesë e familjes europiane.
Ai u shpreh se sot shënohet fillimi i një rrugëtimi të ri për vendin tonë.
“Jam i kënaqur që hapim këto negociata me Shqipërinë. Përgëzoj përfshirjen e shteteve anëtare të BE që na kanë ndihmuar për të mbërritur këtu ku jemi sot. Ky vendim konfirmon rëndësinë e politikës së zgjerimit të BE.
8 vite pas statusit të vendit kandidat sot shënohet fillimi i një rrugëtimi të ri. Mesazhi im për shqiptarët është shumë i thjeshtë. Ne duam që të jeni pjesë e familjes europiane dhe kjo as që diskutohet. Nga sot e tutje do të injektojmë më shumë besueshmëri.
Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE sapo ka nisur dhe jemi gati për ta bërë të mundur sa më shpejt që të ndodhë”, tha ai.