Në 120 sekonda mbaroi gjithçka! Zbardhet dinamika e atentatit në Fushë-Krujë me 3 të vrarë

Detaje të reja zbardhen nga atentatin i djeshëm me tre të vrarë te mbikalimi i Fushë Krujës.

Bazuar te hetimet, burime të sigurta bëjnë me dije se i gjithë atentati ka zgjatur rreth 120 sekonda, nga momenti që atentatorët qëlluan me breshëri plumbash makinën ku ndodheshin Brilant Martinaj, Diklen Vata, Besmir Hoxha.

Deri në momentin që i zunë pritë makinës, ndaluan dhe dolën nga makina tre persona dhe qëlluan përsëri drejt makinës ku ishin tre të rinjtë dhe më pas i vendosën flakën dhe u larguan.

E gjitha kjo ka zgjatur vetëm 120 sekonda dhe saktësia dhe precizioni i autorëve ka qenë tepër i lartë duke e mbyllur atentatin dhe ekzekutuar tre të rinjtë në vetëm 120 sekonda.