Ka përfunduar marrja në pyetje ndaj ish-deputetit për Partisë Socialiste, Alqi Bllako. Për gati dy orë ai ka dhenë deklaratën e tij përballë prokurorit të çështjes, kuka sqaruar të gjithë rolin e tij në dhënien me koncesionin inceneratorin e Fierit.
Sipas informacioneve të siguruara nga Fax News, Bllako ka mohuar akuzat dhe pretendimet e SPAK si i përfshirë në këtë aferë.
Sipas Bllakos, përsa i përket akuzës së shpërdorimit të detyrës për shpronësimin e vendit ku u ndërtua inceneratori, ish deputeti që nuk ka pasur funksion vendimarrje.
Sipas tij, procedura është kryer dhe është ndjekur nga komisioni i ngritur për këtë çështje në Ministrinë e Mjedisit.
Sipas tij ai ka pasur detyrë vetëm ta përcjellë shkresën Këshillit të Ministrave për Miratim.
Përsa i përket akuzës së korrupsionit për punësimin e babait të tij në mënyrë fiktive në incineratorin e Tiranës, Bllako është shprehur se kontrata për punësimin e babait të tij nuk është firmosur nga Klodian Zoto, por nga ana e administratorit italian.
Gjithashtu, ai ka shtuar se babai i tij ka prishur kontratën e punës disa muaj përpara se të firmosej aktmarrveshja për inceneratrin e Fierit. Dëshmia e Bllakos do të administrohet tashëm në fashikujt e dosjes hetimore.