Imami Mitat Daja: Rrogozhina ndëmjet keqtrajtimit politik dhe institucional

Nga: Mitat Daja

Rrogozhina ndëmjet keqtrajtimit politik dhe institucional.

“Rrogozhina e bekuar nga Zoti për të qenë hapësirë e pafundme mundësish dënohet nga njerëzit dhe trajtohet si një katund i dorës së tretë”

Kam pasur rastin këto ditë të vizitoj disa qytete të Shqipërisë dhe jo vetëm por dua të ndalem te qytetet Shqiptare , secili prej tyre në vetvete me iniciativën e tij e ka ruajtur identitetin por edhe politika ka ndërhyrë që ti japë jetë këtyre qyteteve edhe pse mund të jenë në skajin më Verior të Shqipërisë apo skajin më Jugor .
Institucionet edhe pse nuk kanë ndonjë vlerë apo ngarkesë egzistojnë në shumicën e rasteve nëse do marrim shembuj janë të panumërt si në jug apo edhe në veri.

Rrogozhina një qytet relativisht i vogël por në zemër të Shqipërisë ndoshta nuk ka pas shumë burra të shlruajnë histori për të por në Rrogozhinë është takuar parahistoria dhe historia janë takuar me Rrogozhinën burrat të cilët kanë bërë historinë nga Çezari e deri te Ismail Qemali e shumë të tjerë.

Po si e ka trajtuar politika:
Më kujtohet një episod ku një deputet i djath që për shumë kohë ishte në zonën tonë në një takim elektoral i kishte thënë banorëve të Okshtunit se do ndërtonin një hidroçentral ishte ajo kohë ku dritat ishin problem, këtë histori po e tregonte një rrethi të ngushtë në partiak se si kishte arritur të tallej me ata banorë, dhe më e keqja ata që e dëgjoni zgërdhiheshin.

Krahu tjetër i majtë thonë Rrogozhina është e jona dhe nuk e llogarisin fare.
Kjo ka bërë që Rrogozhina në reformën e parë territoriale për pak të kthehej në një lagje e kavajës por Faleminderit Zotit pastaj Faleminderit PDIU kjo nuk ndodhi, egziston mundësia reale të ndodhë këtë rradhë sepse oreksi është shtuar dhe zërat janë pakësuar.

Ne jemi keqtrajtuar politikisht herë duke u shikuar si armiq si këlysh të kuq apo roz dhe herë si njerëz që skemi ku të shkojmë po këta do të votojmë nuk kemi zgjidhje tjetër.

Për këtë arsye ne nuk kemi në Rrogozhinë institucione ku ti japin frymëmartje qytetit dhe jetë intelektuale nuk kemi Drejtori apo institucione në varësi të ministrive jemi thjesht një bashki e vogël edhe nëse vazhdojmë se mund edhe mos të jemi më.

Institucionet fetare nuk janë më mbrapa në keqtrajtimin e Rrogozhinës në aspektin e vlerësimit institucional duke e lënë atë në varësi të Myftinisë së Kavajës.

Po të hedhësh një sy Bashkia Rrogozhinë ka 16 xhami gjithsej prej tyre 10 xhami hapen 5 vakte 15 hapen edhe për xhuma ndërsa Tropoja , Tepelena apo të tjera qytete me dy tre xhamija qe edhe ato nuk hapen rregullisht janë myftini më vete .

Rrogozhinasit janë njerëz të mirë mos e keqtrajtoni mirësinë e tyre as politikisht as institucionalist.