Ish-kryeministri Sali Berisha ka ‘zbërthyer’ sipas tij disa motive se çfarë ka kundërshtari i tij politik, Edi Rama me të.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Rama e sulmon, pasi me të nuk mund të bëjë pazare të pista.
“Mund të imagjinonte, të digjte në fjalët e inceneratorëve organizatën e kësaj afere (Rama). Këto ishin dy motivet të cilat e shtynë atë në ekstrem për të marrë një show të tillë të pazakontë, unik në Europën e sotme. Në garat e ardhshme, shqiptarët, do ta arkivojnë atë në ndërtesën e harresës së historisë. Çfarë ka ai me Sali Berishën? ka një problem madhor. Me Sali Berishën nuk bën dot pazare të pista. Me Berishën nuk mund dot të tërheqë zvarrë opozitën. Ky është problemi i tij. Nuk them se nuk i kujtohen edhe 3 disfatat suksesive pas vitit 2005.”, tha Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat ka nënvizuar se i ofroi Gazment Bardhit dhe Enkelejd Alibeajt një ofertë për bashkimin, por që sipas tij u refuzua prej tyre.
Berisha e cilësoi Alibeajn si bashkëpunëtor të Ramës, ndërsa shtoi se kryetari i Partisë Demokratike është Komisioni i Rithemelimit, me votat e të gjithë anëtarëve, e jo ai.
“Edi Rama loz me fasadë. Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës të shtyrë tre muaj ose më shumë. Njeriun e parë që kam takuar, i kam shtrirë dorën, ka qenë kryetari i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj dhe deputeti Gaz Bardhi. Njeriu që e krijoi u largua duke marrë të gjitha përgjegjësitë, por kjo aferë gjeti refuzimin e zotit Alibeaj. Zoti Alibeaj, jo vetëm refuzoi ofertën, por i urdhëruar nga Edi Rama nëpërmjet Lulzim Bashës sic e shprehu vetë në Shkodër Basha, paditi PD në gjykatë. Më lejoni t’ju bëj me dije se padia e tij është nul për arsye se nuk kanë qenë palë.
Kodi i procedurës civile përcakton në mënyrë të qartë se kush mun të paraqesë ankim ndaj një vendimi gjykate. Veç kësaj Alibeaj nuk ka asnjë targer për të firmosur dokument, veçse për kohën që njihej si kryetar i grupit parlamentar. Kryetari i PD dha dorëheqjen. Kryetari i PD aktual është Komisioni i Rithemelimit si kryetar kolektiv kolegjial. Kjo do të thotë se firmat e të gjithë atyre së bashku. Askush tjetër s’mund të firmosë në emër të PD. Natyrisht me urdhër të Ramës institucionet janë të afta të bëjnë gjithçka. Për këtë arsye u detyrova t’i them Alibeajt se për ne ai nuk është më kryetar i grupit parlamentar. Ai ka paditur në kundërshtim me ligjet PD. A mund të paraqitet një platformë, një bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës në aktet kundër PD? Kjo nuk ndodh. Së dyti, unë vlerësoj shumë qëndrimin e deputetëve të PD, për zhvillimet nga baza në qendër”, tha Berisha.
Pjesë nga fjala e Berishës:
A po tentohet krijimi i një partie të re demokratike?
Ju kam bërë të qartë se s’ka dhe nuk mund të ketë, qëllimi i Ramës është krijimi i dy partive demokratike por ka dështuar dhe do dështojë, nuk ka qëllim tjetër. Ju them dhe një herë, të vendosur për të shqyrtuar çdo pretendim në përputhje me statutin, të vendosur për të krijuar çdo hapësirë të mundshme ligjore për procesin e bashkimit, kjo parti nuk mund të zvarritet nga askush, tashmë PD është një opozitë e vërtetë.
Së pari të drejtat themelore të njeriut unë nuk ia mohoj kurrë, vendimi, firma ankimi pa qenë palë është jo ligjorë, së treti të beso se Alibeaj është kryetar i PD, mohon në mënyrë absurde Kuvendin e 11 Dhjetorit, mohon në mënyrë jo logjike 6 Marsin dhe verdiktin e qytetarëve atë ditë, kjo është përgjigjja ime.
Kam qenë në mbledhjen e Grupit, zgjati 9 orë, dhe në mënyrë absolute nuk është bërë asnjë votim, është përpjekë herë pas here Alibeaj që t’i ftojë deputetët të ngrenë dorën, por asnjë dorë nuk u ngrit në atë sallë, se çfarë fantazon apo thotë pas mbledhjes Alibeaj është punë tjetër, në përputhje me statutin dhe qëndrimin që mbajti nuk është kryetar i Grupit Parlamentar.
Nuk e kam penguar atë për votbesim, por kjo nuk ndryshon shumë sepse statuti përcakton kryetari i Grupit duhet të jetë nënkryetar i PD, zgjidhet me votë të fshehtë dhe një prej tyre propozohet nga kryetari i Partisë për Kryetar Grupi. Ju garanton se ka mekanizma të tjerë me të cilat ligjërisht mund të largohet.
Padinë në gjykatë ai nuk e ka bërë si kreu i Grupit por si kryetar i PD i emëruar nga Gaz Bardhi.