Nga: Rexhep Rrugeja
Takimi me profesorin Isuf Kala
Ishte viti 2009, muaj gusht. Pasi isha takuar disa herë me kameramanin e mirënjohur të RTSH z Bujar Kore i cili atë kohë më kërkoi të jepja një intervistë në RTVSH për të folur për demonstratat e zhvilluara në qytetin e Kavajës, por më shumë duhet tu përqëndroja te Dëshmori i parë i Demokracisë Shqiptare Josif Budo.
Intervista ishte në mëngjes herët.
Atë ditë Bujari ishte në Kosovë .Në darkë Bujari më mori në cel nga Kosova:Rrugeja të lutem mos më zhgenje,pasi programi ështe i planifikuar, duhet të shkosh patjetër.
U nisa herët në mëngjes për në Tiranë dhe kur u futa në RTVSH më priti Ardjan Tepelena.Pim një kafe bashkë brenda ambjentit të RTSH dhe në çast Ardjani më dha pyetjet të cilat ishin të shkruajtura në një fletë.I mora pyetjet dhe i thash :Unë nuk kam nevojë për ti parë pyetjet sepse jam zëri i parë në Shqipëri ku jam ngrejtur në stadiumin Besa me dy gishtat lart duke thërritur Liri-Demokraci etj, dhe jam i pari bashkë me vëllain tim Ilirin që jemi perleshur me bishën e egër komuniste, si dhe jemi të parët që jemi arrestuar e torturuar në mënyrën më çnjerëzore si dhe jam pjestarë i gjith demonstratave.
Ngjarjet e asaj kohe i kam para syve edhe tani. Për ngjarjet e vitit 1990 -të ,unë kam botuar dhe librin e dytë me titull: Stadiumi “Besa”dhe ngjarjet e 1990 në Kavajë. Pasi i hodha një sy fletës i thash Ardjanit: Por këto pyetje nuk janë për mua, pasi njëra pyetje i përket një tjetër fushe.
Ardjani më tha ke të drejtë pasi pyetjet janë bërë në një fletë për ju i nderuar dhe për zëvëndës ministrin …nuk me kujtohet mirë të cilës ministrie i përkiste.Zëvëndës ministri do futet në emision pas teje më tha Ardjani.I hodha një sy shum shpejt pyetjeve dhe në fund ishte një pyetje :Si e ndjeni veten pas 19 vitesh?!Ardjan kësaj pyetje do ti përgjigjem ashtu si unë e ndjej ,ashtu si e shikoj unë realitetin e sotëm. Do them të vërtetën ,jam mjaft i zhgënjyer. Rrugeja të lutem mos e thuaj këtë fjalë. Në atë kohë në pushtet ishte Partia Demokratike.Atë ditë kisha marë dhe librin e dytë ,të cilin z e RTSH e vendosën në fillim të programit.Kur u futa në studio vura re një tryez të rrumbullakët ku në të ishin ulur dy vajza të reja të cilat ishin gazetarët që do më bënin pyetjet.U ula përballë dy gazetarëve.Programi shkoi mjaft mirë por në pyetjen e fundit unë thash atë realitet që unë kisha parë :”Jam mjaft i zgënjyer etj”.Kur dola nga studio në koridor u hasa me zëvendës ministrin e …i cili me kish ndjekur në TVSH.Ai më tha :Po ti përse fole në atë mënyrë.Mos dëshironje që të gënjeja i thash.Ik mor se nuk dua tia dij se kush je ti .Kur unë i kam ngrejtur dy gishta lart dhe po torturohesha për vdekje, ju z keni qenënë në gjumë .Në çast njëri nga punonjësit e RTSH me futi krahun dhe gjatë rrugës më tha :Shum mirë ke folur.Kasetën e kësaj interviste nuk e mora.Pas disa ditësh Bujari më mer në cel dhe më tha:Rrugeja ,Profesor Kalo kërkon një takim me ju për tu informuar rreth ngjarjëve të vitit 1990 -të,në Kavajë.Bashkë me të do jem dhe unë.Mirë i thash.Takimin e lam në mëngjes te Mali i Robit te hotel Presidenti me pronarë Agron Harizin.U nisa në mëngjes heret dhe në ambjentet e jashtme të hotelit ishte ulur Agroni pronari i hotelit.Agron më bej një kafe.Rexhep, po ti pse kaq heret .Agronit i bëri përshtypje ardhja ime në mëngjes herët pasi unë rrallë kam pirë kafe në hotelin e tij.Pres profesor Kalon i thash.Pret profesorin?!Po i thash.Pas disa minutave vjen Profesor Kalo me Bujarin .Të dy ishin të shoqëruar me bashkëshortet e tyre.Pasi u përshëndetëm u futëm në bisedë për ngjarjet e vitit 1990 -të, në Kavajë.Profesor Kalo më tha :Të lutem dua të dij nga ti shkurtimisht për ngjarjet e vitit 1990-të, në Kavajë.Por përpara se të mi tregosh ato ngjarje dua të dij nëse Berisha ka qenë pjesmarrës i atyre ngjarjëve në Kavajë.Unë iu përgjigja:Berisha nuk ka lidhje fare me ngjarjet e vitit 1990 -të ,në Kavajë .Pasi u formua PD në Dhjetorë të vitit 1990-të, atëhere ka ardhur Berisha në Kavajë.I rrefeva shkurtimisht për ngjarjet e vitit 1990-të, dhe ai më dëgjoi me vëmendje.Pasi mbarova rrëfimin Profesor Kalo më tha:Ju e njihnit botën e jashtme?!Po i thash e njihja nëpërmjet TVSH ku shikonim Italinë dhe Jugosllavin.Po pushtetin kush e ka sot.Demokratët i thash.Cilët demokratë më tha .Partia e Sali Berishës i thash.Saliu i kujt është më tha.I partisë Demokratike i thash.Saliu është i yni më tha.Dhe pushtetin e kemi ne.Ju i nderuar Italin e keni parë nëpërmjet ekranit të TVSH ,ndërsa ne e kemi shkelur me këmbë e kemi parë me sy. Njerëzit tanë benim bisnesin në atë kohë ,po njerëzit tanë e bejnë biznesin edhe sot, si dhe qeverisin dhe vendin.Prandaj në pushtet janë po të njëjtët njerëz. Gjatë bisedës u fol dhe më gjerë. Me pas u ndamë.
Autori i shkrimit Rexhep Rrugeja.13 korrik 2022.