Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka deklaruar se situata e Arsimit në vend është kritike. Përmes një postimi në facebook, Duma shkruan se qeveria ka ulur buxhetin për arsimin për vitin që lamë pas, ndërsa referuar INSTAT thotë se shpenzimet publike në sektorin e arsimit për 2021 kanë qenë 58, 4 mld lekë dhe krahasuar me vitin 2020, shpenzimet publike në arsim ndaj PBB kanë shënuar ulje me 0,2 pikë përqindje.
Ajo shton se me këtë lloj forme qeveria i përgjigjet krizës së shpopullimit dhe plakjes së vendit, duke bërë gjithçka që të rinjtë të mos qëndrojnë këtu.
STATUSI I PLOTË
Mjafton të shohësh këto të dhëna dhe kupton se cila e ardhme e pret Shqipërinë nëse vazhdojmë kēshtu:
– Fondet për arsimin u ulën vitin që lamë pas, në raport me PBB; çka do të thotë se qeveria ka ndarë për brezin e ri më pak fonde nga se ka prodhuar rritja ekonomike.
Për brezin e ri që goditet nga lindshmëria e ulët dhe emigrimi i lartë!!!!
– Sipas vetë INSTAT, shpenzimet publike në sektorin e arsimit për 2021 kanë qenë 58,4 miliardë lekë.
Krahasuar me vitin 2020, shpenzimet publike në arsim ndaj PBB kanë shënuar ulje me 0,2 pikë përqindje.
– Ndërkohë shpenzimet publike në arsim shprehur ndaj shpenzimeve publike gjithsej kanë shënuar rënie me 0,3 pikë përqindje. Këto përbëjnë 9,8% të shpenzimeve publike gjithsej për vitin 2021
-Akti normativ me të cilin qeveria ndryshoi së fundmi buxhetin e vitit 2022 shkurtoi me rreth 16 miliardë lekë (131 milionë euro) fondet për institucionet dhe programet e shpenzimeve publike që nga infrastruktura, arsimi, mbrojtja, etj.
Kështu i përgjigjet qeveria krizës më të madhe, shkretëtimit dhe plakjes së Shqipërisë, duke bërë gjithçka që as mos të vlejë të qëndrojnë këtu as mos të vlejë të shpresojnë këtu!