Covid 19/ Ndërron jetë qytetari nga Kavaja, përkeqësohet situata në vend!

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat mbi situatën epidemiologjike me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Nga 2623 testime të kryera, 1215 qytetarë kanë rezultuar pozitivë ndërsa dy qytetarë kanë humbur betejën me virusin.

Aktualisht të shtruar në spital janë 27 pacientë, ndërsa 24 orët e fundit janë shëruar 646 qytetarë.

Njoftimi i MSH:

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2623 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1215 qytetarë, në këto bashki:

617 në Tiranë, 121 në Durrës, 53 në Vlorë, 48 në Lushnje, nga 40 qytetarë në Shkodër, Kamëz, 33 në Sarandë, 30 në Fier, 24 në Krujë, 17 në Berat, 15 në Divjakë, nga 14 qytetarë në Himarë, Dimal, nga 13 qytetarë në Vorë, Mallakastër, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Kurbin, nga 11 qytetarë në Kavajë, Devoll, 10 në Patos, nga 7 qytetarë në Shijak, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kolonjë, Gramsh, nga 5 qytetarë në Roskovec, Tepelenë, Poliçan, 4 në Selenicë, nga 2 qytetarë në Kukës, Delvinë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Pukë, Fushë Arrëz, Has, Rrogozhinë, Dibër, Libohovë, Dropull.

Janë 6,226 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 27 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Kavaja 45 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 84 vjeç.
Janë shëruar 646 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 279,649 që nga fillimi i epidemisë.