Amfiteatri i Durrësit në listën e koncesioneve, Grida Duma: Qyteti antik i shpëtoi luftërave, por shqyhet sot nga barbarizmi i qeverisë

Lajmi se qeveria shqiptare ka zgjeruar listën e monumenteve të trashëgimisë kulturore, të cilat do të jepen me koncension duke përshirë pas Parkut Kombëtar të Butrintit dhe Pallatit të Brigadave, edhe zonën arkeologjike të Durrësit, ka bërë që opozita të reagojë me shpejtësi.

Nga Partia Demokratike kritika për këtë vendim të mundshëm të qeverisë shqiptare janë shprehur nga deputetja Grida Duma.

Deputetja e selisë blu nëpërmjet një postimi në Facebook thekson se qeveria pasi masakroi çdo vlerë të Durrësit antik duke e groposur nën beton, tashmë po ndërmerr aktin e fundit të barbarizmit kundër qytetit bregdetar.

POSTIMI I GRIDA DUMËS:

MASAKËR HISTORIKE MBI MIJËRA VITE QYTETËRIM QË I SHPËTUAN MËSYMJEVE DHE LUFTRAVE QË TË SHQYHEN SOT NGA BARBARIZMI QEVERISËS.

I paska ardhur radha konçensionimit të Amfiteatrit të Durrësit!!!

E masakruan çdo vlerë të Durrësit antik që në fund ta konçensionojnë dhe Amfiteatrin.

Kur e Zbulojnë murin antik e murosin në themelet e betonit komercial, kur e zbulojnë qytetin antik para Torrës, i hedhin beton dhe e djegin duke e shkatërruar pasurinë e nëntokës!!!

Këta janë ata që do t’i besohet ta lëshojnë me konçension për ta shpëtuat Amfiteatrin e Durrësit?!

Këta që masakruan çdo pasuri nëntoke dhe mbitoke?!

Këta që nuk lanë asnjë gjurmë të sheshit kalldrëm, të vollgës së trashëguar si koncept i një qyteti portual!

I masakruan për t’i konçensionuar nga pasuri e paçmueshme në copëtime dy lekëshe.

Çfarë duhet pritur akoma, e pse pritet akoma!!