Osman Stafa: Të rinjtë kanë ikur pa kthim nga politika e keqe 30-vjeçare

Nga Osman Stafa

13, 14, 15, 16, 17 vjeçarëvë këtë vit u ka rënë përgjegjësia të jënë kamarierë, e me raste edhe kryekamarier, nëpër restorante plazhi dhe jo vetëm. Mjafton të bësh një vëzhgim për ta parë këtë realitet të ri në vendin tonë.

Problemi nuk është të rinjtë që po punojnë, sepse kanë punuar gjithmonë, por jo kaq në masë. Janë turrur pronarët e restoramteve nëpër të njohur e të panjohur, se kush ka një djalë 13-18 vjeç, ta marrin për punë. Më të mëdhej se 18 kanë ikur…

Por s’mbaron me kaq. Nga kjo kupton qartë se çfarë mase e madhe e të rinjve që vitet e shkuara punon në këto restorante, tashmë kanë ikur, nuk janë më në Shqipëri.

Pse kjo? Sepse me nivelin e jetesës në Shqipëri një i ri, nuk mundet të ndërtojë asgjë. Sepse puna nëpër restorante në verë, është vetëm për të mbajtur veten, edhe pse në raste nuk mjafton.
Sepse të rinjtë me një rrogë të tillë nuk mundet kurrë të blejnë një shtëpi. Madje edhe një kredi se marrin dot, sepse marrin aq pak, sa banka nuk e justifikon shumën që duhet sot për një shtëpi.

Rruga e vetme është ikja. E vetmja shprese për këta të rinj është jashtë Shqipërisë.
Një nga këta të rinj është edhe vëllai im, i cili pas disa vitesh punë nëpër restorante, iku në një vend të Europës, për të ardhura më të mira.

Mendoni se keta të rinj, do të kthehen më?

Në një vend ku po ikin mjekët, infermierët, kuzhinjerët, bojaxhitë, hidraulikët, punëtorët e krahut, kamarierët, është i destinuar të “vdesë”.

Dhe kjo situatë ka përgjegjës. S’mund ta shtyjmë me, kjo situatë ndodh në të gjithë Europën. S’mund të fshihemi pas gënjeshtrës se një gjë e tillë është normale. Sepse ikjet në Shqipëri nuk po ndalen që prej 2015-ës. Kjo ka përgjegjës, dhe përgjegjësit, i gjeni ju…sipas asaj që mendoni.

Se cila do jenë pasojat e këtyre ikjeve, do i shohim pas 10 viteve, të paktën, kur rrugët e vendit tonë, do të mbushen me bangladeshas, indian, etj… sepse bizneset do kërkojnë krah pune, sepse restorantet vitin tjeter do të gjejnë zgjidhje të tjera…

Kaq e vështirë paska qënë, sa në vend të ikjes, të zgjedhësh të rrish, dhe të luftosh sistemin, të votosh kundër politikës 30-vjeçare që po e kalb këtë vend? Sepse po, politika është përgjegjëse që ky vend po hyn në koma të pakthim!!!