Kavaja ka kujtuar sot 32 vjetorin e rënies së “Dëshmorit të Demokracisë”, Josif Budo!
Kryetari i PD Hysen Kadiu, Drejtues të tjerë dhe dhjetra qytetarë kanë vendosur kurora me lule tek memoriali i Dëshmorit në qendër të qytetit për të nderuar figurën e tij.
Mesazhi i kryetarit të PD, Hysen Kadiu!
Edhe pse kanë kaluar plot 32 vite nga 10 korriku i 90’-ës, kujtimi dhe vepra e Josif Budos, sa vjen e lartësohet e bëhet më e çmuar sepse ai sakrifikoi jetën e tij për vlerën më të madhe njerëzore, lirinë!
Është një peshë shumë e madhe për mua, apo kushdo të ishte nga bashkëmoshatarët e mi, të flasë për sakrificat e një brezi të tërë në luftë kundër një regjimi, i cili sa më shumë i afrohej fundit, aq herë e shtonte egërsinë.
Ishte heroizmi dhe sakrifica epike e të rinjëve Kavajas dhe e Josif Budos, e cila e lartëson qytetin tonë në historinë e Shqipërisë🇦🇱, në piedestal të revoltës antikomuniste, duke e kthyer një qytet të tërë në djepin e lirisë dhe një brez të tërë në “Pishtar të Demokracisë”!
Në këto kohëra të trazuara për demokracinë në Shqipëri idealet dhe ëndrrat e Josifit mbesin një burim i pashtershëm frymëzimi dhe krenarie, e cila duhet të na drejtojë e shërbejë si motiv për të luftuar betejën kundër neodiktaturës që po instalohet në vendin tonë. 🤝
Plumbat e stampistëve komunistë mund të kenë qëlluar mbi trupat e të rinjëve tanë, por ata nuk arritën kurrë të vrisnin shpresën dhe ëndrrat e tyre për një Shqipëri të lirë e demokratike, për një Shqipëri si gjithë Europa! ✌🏻
Nder dhe lavdi përjetë veprës dhe trimërisë së Josif Budos! 🙏🏻