Orland Paplekaj, ish-efektiv policie i sigurisë i ka shpëtuar mrekullisht një atentati mesditën e sotme në rrugën dytësore në Shijak.
Janë siguruar fotot e të riut ndaj të cilit u qëllua këtë të shtunë.
Si ndodhi ngjarja?
31-vjeçari po udhëtonte me një kamionçinë dhe është qëlluar nga një makinë tip ‘Golf’.
Për pasojë, i riu ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga, por nuk ka pasur dëmtime fizike, pasi fatmirësisht nuk është kapur nga plumbat.
Orland Paplekaj, punonte si shpërndarës i bombolave të gazit, ndërsa ka punuar edhe si roje në disa kompani.
31-vjeçari me origjinë nga Lekbibaj e Tropojës dhe me banim në Durrës ra pre e një atentati nga persona ende të paidentifikuar nga policia.
Babai i dy fëmijëve, u qëllua nga një makinë “Golf” në lëvizje, që pas të shtënave u largua përmes një rruge të ngushtë, me dalje në autostradën Tiranë-Durrës.