Nesër mbahen zgjedhjet, kur, kush dhe ku do votohet për kreun e ri të PD në Kavajë

Nesër mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike Dega Kavajë. 

Anëtarët e PD janë ata që do votojnë për drejtuesin e ri të partisë duke zgjedhur një nga 3 kandidatët. 

I pari në fletën e votimit është Eris Xhihani, i dyti Hysen Kadiu dhe i treti Rudin Hylviu. 

Procesi i votimit do të mbahet në ish- shtabin e përgjithshëm, përbri selisë së Partisë Demokratike nga ora 08:00 deri në orën 18:00. 

Gazment Strazimiri është i dërguari i Komisionit të Rithemelimit për mbarvajtjen e procesit zgjedhor.

Mbi 1500 anëtarë të PD pritet të votojnë Nesër për zgjedhjen e drejtuesit lokal të partisë për 4 vitet e ardhshme. 

Kandidatët 

1. Eris Xhihani

2. Hysen Kadiu 

3. Rudin Hylviu