Nis procesi, demokratët votojnë sot për kryetarin e ri(Foto,Video)

Sot dega e Partisë Demokratike në Kavajë do të zgjedhë kryetarin e ri.

Procesi i votimit është hapur në orën 08:00, deri në 18:00, ku demokratët do të votojnë tre kandidatët.

Kandidatët janë: Eris Xhihani, Hysen Kadiu dhe Rudin Hylviu. 

Mbi 1500 anëtarë të PD pritet të votojnë për zgjedhjen e drejtuesit lokal të partisë për 4 vitet e ardhshme. 

Procesi i votimit po mbahet në ish- shtabin e përgjithshëm, përbri selisë së Partisë Demokratike.