Makina del nga rruga dhe përfundon në këmbët e urës së Drinit të Zi, vdes pasagjeri, shpëton mrekullisht shoferi

 Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të diel në Kukës.

Burime bëjnë me dije se një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën një 55 vjeçar dhe ka shpëtuar mrekullisht i biri.
Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në këmbët e urës së Drinit të Zi në hyrje të Kukësit, ku automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminën pranë liqenit dhe si pasojë ka humbur jetën nje shtetas, rreth 55 vjeç.


Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.