Talenti i Kavajës Flavio Meçja i është bashkuar ekipit të Egnatias së Rrogozhinës.
Sulmuesi Kavajasi ka nënshkruar një kontratë 4 vjeçare me ekipin e kategorisë së parë dhe do të luaj përkrah ekipeve më të mira shqiptare.
Lajmi i është bërë i ditur nga vetë klubi i Egnatias që e cilëson këtë afrim si vlerë të shtuar.
Me kalimin tek Rrogozhinasit Meçja i bashkohet ish- shokut të tij tek Besa e Kavajës, Geri Selita i cili firmosi një kontratë 3 vjeçare javën e kaluar.
Njoftim i KF Egnatia
Klub Futboll Egnatia ka arritur të nënshkruaj marrëveshje 4 vjeçare me sulmuesin e talentuar Flavjo Meçja. Sulmuesi pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë në të ardhmen.