E trishtë në Kavajë/ Përcillet për në banesën e fundit 24-vjeçarja që vdiq në aksidentin tragjik në Itali

 

Aksidenti tragjik në Itali, i mori jetën 24-vjeçares shqiptare Diana Galicaj. 

Makina që ajo po udhëtonte, tip “Volkswagen Lupo” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me gardhin e një shtëpie, si pasojë, e reja nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Sot për Kavaja përcolli për në banesën e fundit bijën e saj, Daiana Galicaj mes lotësh e dhimbje 🖤

– Humbje e pangushëllueshme për prindërit, motrën, vëllain, të fejuarin dhe gjithë të afërmit e miqtë që sot i dhanë Lamtumirën e fundit! 

Të qoftë bahçe e mbushur me lule ajo bota tjetër, si lulet e panumërta me të cilat të mbuluan sot!

Shpirti yt i bardhë pushoftë ne paqe 🤲