E rëndë/ 11-vjeçari bie nga tre metra lartësi teksa luante, niset me urgjencë drejt “Traumës”

 Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gjirokastër. Bëhet e ditur se një 11-vjeçar është rrëzuar nga tre metra lartësi teksa luante. 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 18 shtatori, përballë portës hyrëse të shkollës 9-vjeçare “Koto Hoxhi”.

Mësohet se fëmija ka rënë me kokë poshtë, duke shkaktuar fraktura serioze.

Menjëherë është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për ndërhyrje të specializuar.