Atleti Kavajas Bruno Puqja merr pjesë në Kampionatin Botëror

Atleti Kavajas Bruno Puqja do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Atletikës që këtë vit zhvillohet në Finlandë.

Puqja mbërrin në datë 4 korrik në Helsinki, ndërsa gara e parë që ai do të marrë pjesë zhvillohet në datën 5.

Bruno Puqja do të marrë pjesë në garën 1500 metër për kategorinë e veterenëve me pjesmarrës nga 30 vendet të ndryshme të botës.

Nëse atleti Kavajas renditet në tre vendet e para ai fiton të drejtën të marrë pjesë në Finalen e 7 Korrikut ku vendoset edhe Kampioni i Ri i botës në atletikë i veteranëve.

I pyetur nga Kavaja.Net për rëndësinë e këtij kompeticioni atleti Bruno Puqja, thotë se do bëj maksimumin për të arritur një rezultat pozitiv për të ngritur lartë emrin e Kavajës dhe Shqipërisë.

Kujtojmë që pak kohë më parë Atleti Bruno Puqja u vlerësua me Certifikatë Mirënjohje nga Bashkia e Kavajës. /Kavaja.Net