Lajmi i Fundit/ Tragjedi në plazhin e Kavajës, ishte duke notuar, mbytet i moshuari

Një tragjedi është ka ndodhur pasdites e sotme në bregdetin e Kavajës. Një i moshuar është mbytur në det teksa ishte duke notuar.

Sipas policisë, 66-vjeçari V.N ndërsa ishte duke notuar në plazhin e Kavajës, dyshohet se është mbytur në ujë.

Policia njofton se një grup hetimor shkoi në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 17:40, shtetasi V. N., 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Kavajës, dyshohet se është mbytur në ujë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.