Parakalimi i gabuar shkakton aksidentin në aksin Durrës-Kavajë, plagosen dy shoferët

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin Durrës-Kavajë, ku raportohet për të plagosur.

Ngjarja ndodhi pranë vendit të quajtur Zifti, rreth 3 km nga Shkëmbi i Kavajës.

Nga informacione paraprake mësohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i automjetit tip ‘Benz’, i cili është përplasur me një ‘Ford’ dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar drejtuesit e të dy automjeteve.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e cila i ka ardhur në ndihmë menjëherë të aksidentuarve, duke i dërguar në spitalin e Durrësit ku janë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti.

IMG_0853 IMG_0855