Nga: Dashnor Karaboja
Wallahi, çudi e madhe me njerëzinë e sodit !!!!
Kurdo dhe me këdo ulesh në kafe, dhe sapo fillon muhabetet e problematikave aktuale, të gjithë njëzëri thonë:
– është prish njerëzia.
– janë prish njerëzit.
– rinia është ç’edukuar dhe zhveshur.
– morali ka degjeneruar.
– njerëzit plehrat i hedhin kudo.
– mashtrimi madh.
– janë vështirësuar gjërat.
– zemrat janë larguar shumë.
– interesi vetiak e ka mbyt interesin e pergjithshem.
– te shet njeriu sot per pak pare.
– etj etj etj.
Ndërkohë, janë po këta, njerëzia dhe njerëzit, që theksojnë shumë mirë problematikat, dhe nuk ndërmarin asnjë hap për zgjidhjet !
Janë po këta që:
– zemrat i kanë të prishura.
– plehrat i hedhin kudo.
– fëmijët as nuk i kontrollojnë dhe as nuk i kufizojnë ndonjëherë.
– mashtrimin e kanë qejf vetë.
– moralin e kanë pothuajse zero.
– inisiativën për tu përmirësuar, për të bërë mirë, për të ndryshuar kah e mira e kanë zero.
– jane po keta qe perpara interesit vetiak nuk vene asgje, edhe ne qofte nje e mire e pergjithshme.
– burrnine e kane shitur per ceshtje leku.
– etj etj etj.
NJERËZ, nuk mjafton si zgjidhje vetëm cekja e problemeve por duhet edhe sakrifica dhe kurajo për ti zgjidhur ato.
“Zoti nuk e ndryshon gjendjen e një populli, për aq kohë sa ata vetë nuk ndryshojnë për mirë” (Sure Rrad, Ajeti 11)
Ju përqafoj !