Protesta e 7 korrikut/ Kavajë: Zhvillohet mbledhja me të deleguarit e posaçëm për organizimin dhe ngritjen e grupeve të punës!

Pak ditë na ndajnë nga protesta e 7 korrikut. Protest kjo e thirrur nga kreu i PD z. Sali Berisha.

Statusi i kryetari të PD Kavajë Hysen Kadiu:

Kryesia e Partisë Demokratike dega Kavajë, bashkë me të deleguarit e posaçëm zhvilloi sot mbledhjen për organizimin dhe ngritjen e grupeve të punës për protestën kombëtare të 7 korrikut. ✅

📌Situata dhe gjendja dramatike që ka prekur Kavajën dhe të gjithë vendin, nga regjimi i korruptuar i Edi Ramës, angazhon plotësisht strukturat tona për t’i dhënë përgjigjen e merituar regjimit.
Nën prezencën e sekretarit të përgjithshëm, ✌️zotit Flamur Noka, diskutuam dhe u përqëndruam në zhvillimet kaotike që po ndodhin në Kavajë me largimin e institucioneve nga qyteti dhe krizën ekonomike që po përjeton çdo familje 👨‍👩‍👧‍👦 Kavajase.

📌Gjithashtu, sot prezantuam sekretarin politik të degës, zotin Jurgen Kariqi.✅ Njëkohësisht, bazuar në udhëzimin e kryesisë së PDSH-së, u bënë pjesë e kryesisë nga vakanca e krijuar nga zgjedhja e dy nënkryetarëve, Gentian Jaupi dhe Izmir Hoxha. ✅