Aksidentoi familjen te vijat e bardha, lirohet nga qelia Ajas Sulejmani, zbulohet arsyeja

Ajas Sulejmani shoferi i automjetit që aksidentoi pak javë më parë një çift bashkëshortësh dhe foshnjën e tyre teksa po kalonin te vijat e bardha në një rrugë kryesore në kryeqytet është liruar nga qelia.

Burime bëjnë me dije për News 24 se ndaj Sulejmanit është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Gjykata e Tiranës

vendosi që të zbusë masën e sigurisë ndaj tij, ndërkohë që 39-vjeçari do të hetohet nën masën e arrestit shtëpiak.

Më herët gjykata kishte caktuar masën “arrest me burg” ndaj Sulejmanit por ishte avokati i tij i cili kërkoi një masë të lehtë.

Ai ngriti para togave të zeza pretendimin se klienti i tij është baba i tre fëmijëve të mitur dhe se duhet të jetë në shtëpi.

ARSYEJA

Zbulohet arsyeja e lirimit nga qelia të Ajas Sulejmanit i cili rreth një muaj e gjysmë më parë aksidentoi te vijat e bardha çiftin e bashkëshortëve Arjan dhe Vilma Konomi bashkë me foshnjën e tyre.

Sipas News 24 shkak për këtë vendim nga ana e togave të zeza të kryeqytetit, është bërë normalizimi i marrëdhënieve mes Sulejmanit dhe personave të aksidentuar.

Gjykata e Tiranës vedosi që të zbusë masën e sigurisë ndaj tij, ndërkohë që 39-vjeçari do të hetohet nën masën e arrestit shtëpia

Më herët gjykata kishte caktuar masën “arrest me burg” ndaj Sulejmanit por ishte avokati i tij i cili kërkoi një masë të lehtë. Ai ngriti para togave të zeza pretendimin se klienti i tij është baba i tre fëmijëve të mitur dhe se duhet të jetë në shtëpi.