Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka njoftuar hapjen ndaj shoqërisë për përgatitjen për frymën popullore të protestës së 7 Korrikut duke hapur selinë dhe foltoren e saj për shqiptarët.
Në njoftimin e saj ajo thekson se burra dhe gra, profesionistë etj. do të hyjnë në seli për të shpallur shqetësimet e tyre personalisht dhe jo përmes përfaqësuesve politikë.
E para që do të nisë serinë e daljeve publike është Artemisa Halili, nëna e një fëmije 6 vjeç, stomatologe.
LEXO EDHE 👇
Kreu i PD së Kavajës takon qytetarët, Hysen Kadiu: Gati për protestën e 7 Korrikut!
Njoftimi i plotë
Partia Demokratike me idenë e hapjes ndaj shoqërisë, dhe në përgatitje për frymën popullore të protestës së 7 korrikut, do të hapë selinë dhe foltoren e saj për shqiptarët.
Për herë të parë, të rinj e të reja, burra e gra, profesionistë dhe fermerë, njerëz nga të gjitha fushat e shoqërisë, do të hyjnë në seli për të shpallur shqetësimet e tyre personalisht, dhe jo nëpërmjet përfaqësuesve politikë.
Partia Demokratike, në kontratën e re sociale me shoqërinë, fton të gjithë shqiptarët që duan të ngrenë zërin, të na bashkohen çdo ditë në foltoren e selisë dhe më 7 korrik në shesh. Serinë e daljeve e hap sot Artemisa Halili, nëna e një fëmije 6 vjeç, stomatologe. Lidhja live në ora 11 nga selia e PD-së.