Kryetari i Bashkisë Kavajë Redjan Krali zhvilloi sot një takim me kreun e AKUM Klevis Jahaj më cilin u diskutua për dhënien fund të keqmenaxhimit të këtij sektori.
Kryebashkiaku Krali theksoi në takim kreun e institucionit se Bashkia e Kavajës mbetet e përkushtuar për dhënien e një shërbimi të qëndrueshëm dhe me cilësi.
Kujtojmë që në Kavajë është duke u zhvilluar projekti për ndërtimin e ujësjellësit dhe rrjetit të ri të shpërndarjes në të gjithë qytetin, me një vlerë rreth 8 Milionë dollarë.
Mesazhi i Redjan Kralit:
Kënaqësi të mirëprisja në zyrë, Drejtorin e Përgjithshëm të AKUM, z.Klevis Jahaj.
📌 Reforma e Ujit është prioritet për të gjitha palët dhe përkushtimi ynë i përbashkët për ta vënë në zbatim, duke i dhënë kështu fund keqmenaxhimit të këtij sektori, është maksimal.
Shërbim të qëndrueshëm dhe cilësor për qytetarët 🤗
Kjo është sfida jonë e rradhës pas Ujësjellësit të Ri 💪🏻
#BashkiaKavajë
#UKK
#AKUM
#ujiështëjetë