Qeveria gati ligjin për medaljet, Rama sulmon Metën: S’e bënim dot pa u larguar Presidenti me tonelatat e teneqeve të shpërndara


Kryeministri Edi Rama ne fjalen e tij ne mbledhjen e grupit parlamentar tha se gjate Presidences se Ilir Metes, “Shqipëria është i vetmi vend në botë ku dekorohen të vdekurit dhe u jepen tituj dëshmorëve dhe heronjve të luftës”.

Rama tha se qeveria ka gati tashme ligjin per Presidentin dhe per dhenien e medaljeve. Keto ligje u shpreh kreu i qeverise nuk beheshin dot me pare, ” pa u larguar fillimisht Presidenti me tonelatat më të larta të teneqeve të shpërndara në Shqipëri që kur Shqiperia ka hyrë në epokën e bronxit”.

Fjala e kryeministrit Edi Rama ne mbledhjen e grupit parlamentar:

Ajo që na duhet në rast se do shkojmë në drejtim të zgjedhjes së një presidenti nga populli është diskutim i gjerë dhe me gjithë faktorët e tjerë dhe publikun se cfarë do të thotë kjo në thelb, do të thotë ndryshime të tjera të kushtetutës, ndaj kjo mendoj që duhet të jetë një mendim për këshillimin e ardhshëm kombëtar dhe një temë për referendum popullor.

Grupi i PS ka ngarkuar një ekip për të përgatitur e ligjin për Presidentin gjë që nuk e kemi shtyrë me tutje duke e quajtur të panevojshme që në kushtet kur kemi të bëjmë me një president që nuk e njeh ligjin, kushtetutën e asnjë lloj binari tjetër përveç binarin linear të mos arsyes së vet, do të ishte e kotë.

Ndaj paralelisht me zgjedhjen e presidentit do fusim në proces e ligjin për Presidentin, që do bëjë që Presidenti që do zgjidhet do hyjë në zyrë duke pasur dhe një ligj që rregullon veprimtarinë e vet si në cdo republikë tjetër parlamentare.

Na takon ta bëjmë sikundër dhe ligjin që Taulanti e përmendi duke ironizuar me të drejtë qeverinë për medaljet, e kemi gati, dhe atë nuk e kemi futur në procesin e miratimit sepse do të ishte e kotë që ta bënim këtë pa u larguar fillimisht Presidenti me tonelatat më të larta të teneqeve të shpërndara në Shqipëri që kur Shqiperia ka hyrë në epokën e bronxit.

Kemi të vetmin sistem pa sistem titujsh e medaljesh në botë.

Grupi i punës që ka hartuar projektin ka studiuar gjithë kontinentet me kërkesën tonë që të kemi studim të plotë për sistemin, nga Britania e Madhe në Japoni, nga Polonia në Australi, nga Nigeria në Brazil, sistemi i titujve të medaljeve është sistem i njohur, ska 100 sisteme, është o njëri o tjetri, Shqipëria bën një përjashtim flagrant është i vetmi vend në botë falë Ilir Metës ku dekorohen të vdekurit dhe u jepen tituj dëshmorëve dhe heronjve të luftës.

Përbën një shkelje më të rëndë se shkelja e Kushtetutës, Ilir Meta e ka bërë Shqipërinë qesharake me dekret presidencial.