Një 62 vjeçar në fshatin Vrrine të Sarandës i ka dhënë fund jetës duke u vetvarur. Viktima është identifikuar si Manthjo Gunella.
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 14:50 , në fshatin Vrrine, është gjetur i vetvarur, në një shtyllë shtetasi K. G., 62 vjeç, banues në Sarandë.
Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.