Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Rrogozhinë. Sipas mediave një burrê i identifikuar si Hasbi.K rreth të 50-tave është pickuar nga merimanga e zezë. Mësohet se qytetari është transportuar me urgjencë në spitalin “Nënë Tereza” dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi ende nuk e ka marrë kundërhelmin.
Shtetasi Hasbi.K se ka qenë në banesën e tij në qendër të Rrogozhinës, kur është pickuar nga insekti helmues. Në fillim ai ka shkuar në spitalin e Rrogozhinës për të marrë ndihmë mjekësore por më pas është nisur me urgjencë drejt QSUT dhe tani ndodhet nën kujdesin e mjekëve në rrezik për jetën.
Por kjo ngjarje shoqërohet me një skandal të madh pasi Ministria jonë e Shëndetësisë nuk ka asnjë kundërhelm për pickimet nga merimanga zezë dhe ka kërkuar ndihmë nga disa vende të rajonit. Mali i Zi mësohet se është vendi që ka në gjendje kundërhelmin dhe pritet që sot të mbërrijë në Shqipëri për t’i shpëtuar jetën 50-vjeçarit nga Rrogozhina.