Analisti Preç Zogaj, ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike, pas largimit të ish kryetarit Lulzim Basha.
Ai shpjegoi se veç dy ndarjeve brenda PD-së, ka edhe ndryshime brenda grupit i cili njihet si mbështetës të Bashës, ku përfshihet Alibeaj, Lefter Gështenja etj.
Brenda këtij grupi sipas tij, nuk ka një qëndrim dhe një mendim të unifikuar, gjë që në grupin e kryesuar nga ish kryeministri Sali Berisha, vjen natyrshëm.
“Grupi i Bashës ka pasur një vullnet për ndryshim dhe korrigjim. Në reftlektim të zgjedhjeve të 6 marsit, PD-ja që ishte, pra pjesa e Bashës, ka propozuar një grup pune me 3 persona nga secila palë.
Vetë pala e Bashës nuk janë në një mendje. Kanë nuanca kanë ndryshme dhe diversitet edhe brenda fraksionit. Nga ana tjetër është një qendrim homogjenik, ku çfarë thotë Berisha ajo bëhet dhe nuk diskutohet. Mendim ndryshe veç Berishës nuk ka, nuk ka pasur e as nuk do të ketë”, është shprehur ai.
Zoti Zogaj ka sqaruar edhe atë që sipas tij është problemi më i madh i demokratëve tashmë. Sipas tij, demokratëve u duhen edhe 100.000 vota të tjera, që të arrijnë të mundin në zgjedhje Edi Ramën.
Demokratët tani kanë tjetër hall. Ka 7 muaj që Grupi i Rimelimit ka thënë në çdo Foltore, se halli i demokratëve është të heqë Bashën. Jo Edi Ramën, por Bashën. Demokratët nuk janë dele, kanë mendim.
“Baza ka problemin me mundjen e Ramës. Për 9 vite demokratët kanë problemin për të gjetur mënyrën me anë të së cilës mund të arrihet fitimi kundër Edi Ramës. Kjo mund të arrihet duke qenë të bashkuar, duke u bashkuar me elektoratin gri, me parti të tjera, me shoqërinë civile, me mbështetje ndërkombëtare, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara. Partisë Demokratike i duhen edhe rreth 100 mijë vota që të mundin Ramën. Ky është problemi i demokratëve. Jo a duhet ta mundim Ramën, por të gjejmë mënyrën se si ta mundim atë”, deklaroi ai.