Dalin pamjet nga sherri i ndodhur mes dy grupeve shqiptare në aeroportin ndërkombëtar të Umbrias, në Perugia të Italisë.
Siç shihet edhe nga pamjet personat e përfshirë në sherr janë rrahur mes tyre me grushte.
Ndërkohë shihet edhe policia e cila ka rrethuar ambientin duke e pasur të vështirë të ndajë persona që ishin përfshirë në sherr.
Po ashtu një prej personave shihet i shtrirë dhe në gjendje të rëndë.
Kujtojmë se sherri ka degraduar në grushte e shkelma mes shqiptarëve, të cilët po prisnin për të fluturuar drejt Tiranës.
Dëshmitarët nga vendngjarja kanë thënë se sherri ka nisur mes dy personave, ku njëri ka goditur bashkëkombasin e tij, i cili është shembur në tokë, por që ai ka vazhduar ta godasë me grushte.