Kajsitë shiten nën kosto, Dashnor Sula: Tallja me fermerët që punojnë tokën!

Deputeti i PD Dashnor Sula: Tallja me fermerët që punojnë tokën.

Fermerët shqiptarë nuk diskriminohen vetëm nga shteti, por edhe nga tregtarët që ndihmohen nga shteti.
Zona e Peqinit apo Belshit kultivon konsiderueshëm pjeshkët dhe kajsitë.
Sot në tregun me shumicë, 1 kg Pjeshkë shitej me 30 lekë të reja, ose 300 lek të vjetra.

Ndërkohë 70 kilometra më largë, në Tiranë 1 kg pjeshkë shitet rretj 180- 200 lekë ose 2 mije lek të vjetra. 1700 lekë fiton tregtari për 1 kg.
Ndërkohë Kajsitë sot në tregun e Lushnjes me shumicë shitej 900 lekë ndërsa në kryeqytet 3 mijë lekë. 2100 lek fiton tregtari për një kilogram.

🔴Po e bëj këtë reagim sepse është e pakonceptueshme, e patolerueshme që fermerët të cilët punojnë tokën, harxhojnë një vit kohë me koston e punimit, vaditjes, plehrave me koston e krahut të punës dhe mbi të gjitha pa asnjë mbështetje nga shteti të dal e ta shes me 300 lekë apo 900 lekë kajsinë, ndërsa tregtarët, oligarkët që financohen nga shteti për ndërtimin e frigoriferëve tallen me qytetarët ja marrin me çmim që si mbulon as kostot. Ndërkohë qe vijnë edhe e shesin me pakicë sa “frëngu pulën”.

🔴Në Shqipëri po mbesin gjithnjë e më pak njerëz që punojnë tokën, gjithnjë e më pak forcë punëtore. Ndaj qeveria duhet të kthej vëmëndjen tek ta. Të mos lejojë tregtarët të cilët i ka financuar miliona euro për të krijuar infrastrukturën dhe logjistikën qe të tallen me diersën e qytetarit të ndershëm.

Kjo është e patolerueshme. Duhet ndërhyrje tani sepse më vonë do të jetë shumë vonë.