Gazetari i njohur Isa Halili ka shpallur sot kandidaturën e tij për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike në Rrogozhinë.
Këtë lajm e ka dhënë vetë Halili përmes një mesazhi, në të cilin thekson angazhimin e tij në radhët e demokratëve dhe ambicien për të kreu i PD për 4 vitet e ardhshme në Rrogozhinë.
Mesazhi i Isa Halili
Të dashur miq, demokratë e demokrate!
Prej më shumë shumë se 1 muaj Grupi i Rithemelimit në degën e Partisë Demokratike në Rrogozhinë nisi procesin e zgjedhjes së sekretarëve dhe kryetarëve të krupseksioneve në Rrogozhinë, Gosë, Lekaj, Kryevidh dhe Sinaballaj.
Një proces nga ku u ftuan të gjithë demokratët për të zgjedhur dhe u zgjedhur. Rrjedhimisht nga ky proces demokratik u propozuan gjithashtu edhe kandidatët për kreun e degës.
Gjatë kësaj periudhe jam angazhuar personalisht
për të ofruar mes demokratëve mekanizmat e analizës, të marrjes së përgjegjësisë dhe të hapjes së një debati brenda familjes tone politke!
Në këto kushte, kam vendosur të kandidoj për Kryetar të PD në Rrogozhinë. Një vendim bazuar te diskutimet me bashkëpunëtorë të shumtë në radhët e PD dhe më gjerë.
Rrjedh nga një familje demokratësh të orë të para të saj. Kam kontribuar personalisht që prej vitit 2015 dhe më tej kam mbajtur pozicionin e kryetar të grupseksionit Sinaballaj si dhe antar kryesie në degën e PD-s Rrogozhinë në periudhën 2016-2021.
Ndiej që sot është momenti për të vënë në shërbim investimin tim politik duke i dhënë prioritet meritokracisë. Ftoj të gjithë demokratët që ditën e shtunën me datë 23.04.2022 për të zgjedhur njeriun që do na udhëheq në betejat tona politike.
Në optikën time sot më shumë se kurrë është momenti për të bashkuar forcat me qëllimin e përbashkët për ta rikthyer Partinë Demokokratike në alternativë reale qeverisëse për qytetarët e Rrogozhinës në veçanti dhe mbarë shqiptarët në përgjithësi!
Zoti ju bekoftë! Bashkë ia dalim! ✌✌