Fitoi finalen me penallti, Besa Elite U13 shpallet Kampione e sezonit

Fitoi finalen me penallti, Besa Elite U13 shpallet Kampione e sezonit

Ekipi i Akademisë Besa Elitë U13 është shpallur kampione për sezonin 2021-2022.

Besa Elite mundi në finale ekipin e Deutsch Sport me rezultatin 4-3, nga pika e bardhë e penalltive.

Ky ka qenë një sezon i mrekullueshëm pasi në 19 ndeshje të luajtura janë arritur 17 Fitore 2 barazime 0 humbje.

Falë punës së pakursyer të trainerit të tyre Ariel Shtini dhe padiskutim Talentit të vogëlushëve qytetit i është shtuar një Kupë.

Ekipi Besa Elite U13 është në rrugën e duhur për të nxjerrë talente dhe furnizuar në të ardhmen ekipin e parë. Kavaja.Net