Fotot/ Deputetja e PD: Makinat në plazh krah qytetarëve, rrezikojnë jetën e fëmijëve e pushuesve

Deputetja e PD-së Ilda Dhori ka publikuar pamje nga plazhi i Divjakës, duke denoncuar praninë e automjeteve në vijën bregdetare ranore.

Sipas saj, makina bëjnë plazh përkrah qytetarëve, duke rrezikuar jetën e fëmijëve dhe pushuesve.

Deputetja e PD kërkon ndërhyrjen e organeve kompetente.

“Ne plazhin e Divjakes, te dielen e kaluar!
Makinat bejne plazh perkrah qytetareve, duke rrezikuar keqazi jeten e femijeve, duke kaluar aty ku jane pushuesit!

Gjendje e patolerueshme;
Organet kompetente prane Bashkise Divjake dhe ata te rendit duhet ti japin prioritet jetes dhe sigurise se pushuesve!”, shkruan deputetja e PD.