Tregtonin të “bardhën” në Peruxhia, arrestohen dy shqiptarë me 1.2 kg kokainë dhe 14 mijë euro

Një operacion i karabinierëve në Perugia, ka përfunduar me arrestimin e dy shqiptarëve dhe sekuestrimin e 1.2 kg kokainë.

Këtë të martë oficerët e qytetit në zonën eFolignos finalizuan operacionin pasi gjatë hetimeve kanë konstatuar episode të shumta të shitjes së drogës mes Montefalcos, Trevit dhe Folignos.

Më pas ata identifikuan një kompleks rural, të konsideruar si bazën logjistike ku dy shqiptarët kishin fshehur drogën për ta shitur me shumicë te bashkatdhetarët e tjerë.

Kështu u sekuestruan 400 gram kokainë, ndërsa gjatë ekzekutimit të masave paraprake, gjithashtu me mbështetjen e një qeni antidrogë, u sekuestruan edhe 12 copë kokainë me peshë 100 gram secila, si dhe material ambalazhimi.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe 14 mijë euro të konsideruara si përfitime të fituara nga veprimtaria e paligjshme.