Shpallja ‘non-grata’/ Berisha: Drejtori i shërbimeve sekrete në SHBA ka parë dosjen time! Ja çfarë gjeti!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se drejtori i shërbimeve sekrete në SHBA, ka parë dosjen e tij për shpalljen non-grata.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, Berisha thotë se pasi ka parë dosjen për politikanët e Ballkanit, për ish-kryeministrin nuk është gjetur asnjë fakt.

“Ata kanë kërkuar pjesë të sovranitetit në territor. Por nuk kanë kërkuar kurrë të diktojnë se kush duhet të jetë ose jo në Parlament. Këto janë jashtë të gjitha… Kushdo në këtë botë të paraqesë një fakt, unë marrë çdo vendim. E di çfarë u ndodh atyre që kanë bërë këtë, fakte kemi po s’i themi, por ata që kanë parë dosjen kanë thënë që s’ka fakte. Jo pak veta e kanë parë dosjen. Nëse drejtori në detyrë i të gjitha shërbimeve sekrete të SHBA-së, thotë se unë kam parë dosjen për politikanët e Ballkanit dhe për filanin s’ka pasur për mua, e për rrjedhojë thotë se ke shërbyer si agjent i George Soros në Ballkan. A mendon ti se ky njeri, sëpaku nëse kandidon Donald Trump, është kandidat për Ministër i Jashtëm, do investonte në këtë mënyrë” – tha Berisha.

Gjithashtu, ish-kryeministri thotë se nëse nuk do të ishte përjashtuar nga PD-ja, do të zhvillonte një “projekt” me reagime ndaj shpalljes non-grata nga SHBA-të.

“PD po e ripërsëris, në rast se do ishte në rrafshin personal, në mënyrë absolute kjo nuk më intereson. Unë kisha një projekt të gjerë reagimi si politikan, si intelektual. Kjo më merr kohën mua tani. Unë do bëja transparencë. Sot janë rreth 40 publikime, nga libër tek shkrimet në media, ky është qëllimi im. Dua të bëj transparenc. Asnjë njeriu nuk kam thënë të më heqin. Nëse lufton për dinjitetin tënd, nuk duhet të kërkosh ndihmë. Unë nuk mund të pranojë të diktojnë se kush është në Parlament. Po të përcaktosh kush do të hyjë ose jo në Parlament, kjo nuk mund të ndodhë kurrë” – tha Berisha.