“Reforma e Soros shkatërroi sistemin e drejtësisë”, Berisha: Një shtyllë vertebrore e shtetit shqiptar u pre në mes

Në tryezën e përbashkët për sfidat me sistemin gjyqësor, kreu i PD Sali Berisha tha se harta e re gjyqësore është në kundërshtim me Kushtetutën.

Berisha u shpreh kritik, ndërsa theksoi se opozita ka qenë kundër metodës nga lart poshtë, duke shtuar se harta e re gjyqësore është në kundërshtim edhe me parimin e afërsisë.

Më tej kreu i PD, shtoi se reforma e Soros e shkatërroi sistemin e drejtësisë.

“Shqiptarëve iu mohua një sistem i drejtë. Ju ftoj ta vazhdoni betejë deri në ritkthimin e vlerave të vërteta të sistemit të drejtësisë. Sot tashmë një shtyllë vertebrore e shtetit shqiptar është e prerë në mes dhe nuk funksionon”, tha Berisha.