EGNATIA DASHURIA E TË GJITHËVE!
Nga: Naim Doda
Ju shumë larg në kohë, afërsisht dy vite më parë,gazetari tashmë i njohur sportiv FATMIR EFICA, do të botonte librin “”EGNATIA NDERI I RROGOZHINËS”” .Falë punës së tij disa vjeçare si dhe të kontributit dhe bashkupimit të shumë personazheve sportist,pothuajse nga të gjithë brezat, u mundësia një diçka e tillë. Por pa harruar se për të bërë të mundur që një punë e tillë kolosale të bëhej realitet, u desh dhe mbështetja financiare e djemve rrogozhinas në Toscana, FIRENZE dhe jo vetëm, që ishte thelbësor që për herë të parë në historinë e Rrogozhinës,futbolli të pasqyrohej në një libër.
Ja se si do të shprehej për këtë libër një nga protogandistët:
….””Ja dedikojmë vendlindjes, gjithë qytetarëve të nderuar futbolldashës,bujarinë, respektin, nderimin që bashkë me aspiratat e tjera të jetës, futbollin ta kenë mikun e pazëvendësueshëm për shkallën e fortë të emocioneve…””
Por kjo punë nuk mbaroj këtu. Kaq u desh që kjo nismë tu bënte një forcë “shtytëse “për shumë rrogozhinas që jetojnë nëpër botë (kryesisht në Itali),që t’iu “rindisej zjarri” që mbante ndezur dashurinë për ekipin e zemrës,pasionin për këtë sport mjaft të dashur dhe popullor.
Dhe në fak filluan aktivisht të bënin diçka për skuadrën e tyre EGNATIA-n. Dhe natyrisht që kjo gjë bënte që ta përcjellin ndër breza faktin që kjo skuadër të mbesë në memorien e të gjithëve.
Menjëherë vëllezërit tanë në Bergamo, Itali dhuruan 50 fanella për U-15 si dhe për disa nga trajnierat e AKADEMY EGNATIA, baza materiale. Kjo natyrisht në bashkëpunim të ngushtë dhe me presidencën e ekipit.
Por oreksi vjen duke ngrënë, thotë një fjalë e urtë popullore.
Falë dhe faqes së tyre në Facebook,
“RROGOZHINA NË ZEMRAT TONA “,djemtë rrogozhinas në Toscana, FIRENZE nuk kanë rreshtur të mbajnë gjallë çdo lloj aktiviteti që zhvillohet në atë qytet, duke jua përcjellë kështu çdo rrogozhinasi, kudo ku ndodhen nëpër botë, qytetin e tyre të dashur, sa më pranë shtëpisë së tyre, duke bërë të mundur që dashuria për qytetin e tyre, të mos ketë kurrë së rreshturi, por përkundrazi, të kujtohet me respekt dhe shumë mallë…
Duke qenë në kontakt gjithmonë me njerëz të KF EGNATIA si dhe me z.EDUARD THARTORI, që merret me AKADEMY EGNATIA,ky grup tashmë i mirorganizuar edhe këtë radhë vendosi që t’iu qëndrojë pranë.
Në këtë mënyrë, në bashkëpunim dhe me presidencën si në çdo rast, filloi kordinimi i punës për ndihma konkrete.
Këtë radhë falë punës së palodhur të njërit personazh të grupit, që në jetën e qarqet e FIRENZE, njihet me nofkën “”BAFTJARI”””,u bë e mundur bashkpunimi midis”EMILY COMPANI” me president të mirënjohurin FERDI AVDIU, dhe një dite italine,”LUPPOLO E GRANO”,me pronar SANTI IANELLO e ERMAN BAKA ,(që punojnë në fushën e restoranteve)të mbështesnin projektin dhe të bashkpunonin me djemtë rrogozhinas në Toscana-Firence Një nga këto, z.SANTI IANELLO u shpreh për ne që ky është vetëm fillimi dhe jemi gati të mbështesim çdo projekt serioz që ka të bëjë me KF EGNATIA, gjithmonë duke mbetur në kornizat e një bashkëpunimi të ngushtë me presidencën.
Në këtë mënyrë vendosën ti dhuronin një komplet fanellash këtyre djemve të talentuar. Dhe kjo erdhi si qershia mbi tortë në prag të Play-off që u luajt në stadiumin “Niko Dovana “,Durrës.Dhe në fakt këto fanella sollën fat, ose “kundërshtari “u “tremb”nga Lupolo di Toskana.
Le të shërbejë kjo si një motiv më shumë për këta djem,që padyshim janë filizat e së ardhmes,të japin më të mirën e mundshme në fushën e lojës.
Dhe kënaqësia e të gjithëve dashamirësve të KF EGNATIA është kur këtë vit e shikon atë ndër 10 ekipet elitare të futbollit shqiptar, duke qenë se do të jetë përsëri pjesë e Ligës superiore. Kjo ndodh për herë të parë në historinë e saj.
Në këtë mënyrë ëndrra vazhdon…
EGNATIA ËSHTË E TË GJITHËVE DHE PËR TË GJITHË. ËSHTË NDERI I QYTETIT TONË.