ARRSH njofton hapjen e kryqëzimit tek ish-sheshi “Shqiponja”, si do të menaxhohet lëvizja e mjeteve



Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar përmes një postimi në facebook se mbrëmjen e kësaj të premteje në orën 19:30 do të bëhet hapja e kryqëzimit tek ish-Sheshi Shqiponja.


Sipas ARRSH lëvizja në kryqëzim do të bëhet nën regjimin e semaforëve.

“Sot në orën 19:30 do të bëhet hapja e kryqëzimit tek ish-Sheshi “Shqiponja” nën regjimin e semaforëve duke kompletuar kështu planin definitiv të menaxhimit të trafikut për nivelin zero”, thuhet në njkoftimin e ARRSH-së.