Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në fshatin Rranxa, Vau i Dejës.
38-vjeçari E.Rr po lëvizte me zetor dhe ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë zetori është përmbysur. Si pasojë 38-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Shkodrës.
Informacion-Rreth orës 14:45, në fshatin Rranxa, Vau i Dejës duke lëvizur me një mjet zetor, shtetasi E. Rr. 38 vjeç, banues në fshatin Rranza, Vau Dejës, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë zetori është përmbysur, si pasojë, shtetasi E.Rr ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.