Rama dhe Veliaj plan për shpopullimin e Shqipërisë, bëjnë reklama për largimin e të rinjve në Gjermani

Shqipëria është kthyer në një shtet që asnjë i ri nuk e sheh të ardhmen këtu. Keqqeverisja prej shumë vitesh, ka bërë që atyre t’i vriten shpresat se ky vend mund të bëhet. Shumë të rinj në Shqipëri kanë emigruar për një jetesë më të mirë dhe me dëshirën për të mos u kthyer kurrë, ndërsa shihet qartë, që çdokush që mbaron fakultetin mezi pret të largohet, gjithashtu.

E që Shqipëria të shpopullohet dhe këtu të mbesin vetëm të moshuar duket se është edhe një plan i qeverisë Rama. E themi këtë, pasi në rrugët e Tiranës, reklamohen agjencitë e punësimit në vendet e Europës, kryesisht në Gjermani.

Siç shihet edhe nga fotoja e mëposhtme, reklama është vendosur në qendër të Tiranës, aty ku kalon edhe numri më i madh i të rinjve.

Ky fakt hedh poshtë të gjithë propagandën e qeverisë rilindase, që trumpetojnë se qëllimi i tyre është kthimi i të rinjve në Shqipëri dhe punësimi i tyre këtu.

Për të të tilla reklama, ka firmosur ai që po u vret shpresat të varfërve, Erion Veliaj, që mesa duket zgjedh të largojë nga trotuari shitësit e spinaqit për të vendosur reklamat e shpopullimit të Shqipërisë.