Deputeti demokrat Flamur Noka është përplasur me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla pasi kërkoi fjalën pas kryeministrit Edi Rama.
Duke qenë se ky i fundit iu drejtua gjatë fjalës së tij në formë batute duke iu referuar flamurit simbol të partisë, Noka ndërhyri duke marrë fjalën për procedurë.
Por kur nisi të flasë, Nikolla e ndërpreu duke thënë se nuk po fliste për procedurë. Në këtë moment Noka iu drejtua asaj kukull, koment që solli edhe reagimin e kryetares së Kuvendit.
Sherri i plotë Noka- Nikolla
Noka: Me jep fjalën..
Nikolla: Vijojmë me seancën
Noka: Jo nuk vijon dot ti..
Nikolla: Foli zoti Alibeaj pas kryeministrit ju kërkuat fjalën për procedurën, ju dhashë fjalën për procedurë…
Noka: Më lër të mbaroj fjalën… Oj zonjë…
Nikolla: Fjala për Petrit Vasilin..
Noka: Oj zonjë fjalën… Çfarë je ti? A je spikere apo komandant këtu?
Nikolla: Ju lutem jam kryetare e Kuvendit… Kam detyrimin dhe përgjegjësinë të respektoj rregulloren e Kuvendit.
Noka: Jo moj jo, vetëm kryetare Kuvendi nuk je ti.
Nikolla; Ju lutem..
Noka: E di çfarë je ti? Ti je një kukull që të përdor njëherë njeri njëherë tjetri…
Nikolla: Jo, jo.. Ato komente bëja shoqes tende, jo mua…
Noka: Këtu, këtu do japësh fjalën.. Jo ashtu ti.. Të më mësosh ai ty çfarë të bësh,
Nikolla: Mua s’më mëson kush çfarë të bëj, bëja të që kërkon rregullorja.