Është shënuar edhe viktima e parë nga tërmeti në Bosnjë Hercegovinë. Mediat boshnjake bëjnë me dije se një 27-vjeçare e identifikuar si Elmira Sefo ka ndërruar jetë pasi një gur ra mbi shtëpinë e saj.
Ajo u soll në spital me plagë të renda dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekut dhe reanimacionit të gjatë, humbi jetën.
Prindërit dhe motra e saj u plagosën lehtë. Një gur i madh ra në shtëpinë e tyre në lagjen Kukavac për shkak të tërmetit me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter të regjistruar mbrëmjen e djeshme me epiqendër në Stolac.