Lajmi i Fundit/ Ilir Kasa zgjidhet kryetari i PD në Rrogozhinë, rezultati i plotë

Ka përfunduar porcesi i numërimit të votave në zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike dega Rrogozhinë. 
Ilir Kasa është zgjidhur kryetar i PD me 222 vota. 
Kandidati tjetër Isa Halili ka marrë në këtë garë 98 vota ndërkohë që 9 vota u shpallën të pavlefshme. 
Rezultati i Plotë: 
Ne proces moren pjese 329 anetar.
Ilir Kasa 222 vota
Isa Halili 98 vota
Te pavlefshme 9 vota
Pas procesit, kandidati Halili shprehu një mesazh urimi fituesit. 
“I uroj suksese z. Kasa në këtë detyrë ku na presin shumë sfida politike. Falenderoj nga zemra demokratët që morën pjesë në këtë proçes. Le të shërbej ky moment si pikënisje drejt sukseseve në “sferën” politike. Bashkë ia dalim! Zoti ju bekoftë! ✌✌”, shkruan Halili.