“Peshku qelbet nga koka”, Imami Dashnor Karaboja: Sistemi i keq prish edhe njeriun e mirë

Populli thote: “PESHKU QELBET NGA KOKA”, kurse une them: “SISTEMI I KEQ, PRISH EDHE NJERIUN ME TE MIRE”

Per katrahuren “korrupsionale” qe jemi katandis sot, fajin kryesor e ka paria, drejtuesi, pa perjashtuar popullin dhe secilin prej nesh. Me poshte do te sjell dy raste te dy kategorive te ndryshme, qe jane reale dhe te perjetuara dhe treguara ne veten e pare. Per nje polic dhe specialist kolaudimi.

Wallahi kemi miq dhe shoke qe jane police dhe specialist kolaudimi, qe jane njerez artista dhe human, por qe per faj te sistemit jane te detyruar te notojne ne ujerat e korrupsionit dhe natyrisht edhe te haramit. Si !?

Dikur nje polic me tregoi: kur filluam pune, e kishim me pasion dhe me zell por qe drejtuesit na e thyen hovin dhe pasionin e punes duke na zhytyr ne sistemin e korrupsionit. Si !?
Fillimisht na dhane dy blloqe gjobash, nje te sakte dhe nje te skaduar ( i sakti per ndonje gjobe reale, i skaduari per te vjel leke korrupsioni) dhe tekstualisht na thane: nese pas cdo dite pune nuk sillni 200 mi leke, atehere lereni kapelen e policit.

Dikur duke biseduar me nje mik, shok te mire dhe njeri human, i thashe: a nuk e shmangni dot, tarifen qe u merni njerezve nen dore per te kaluar kontrollin teknik, ose se paku perpiquni te merni sa me pak te mundeni, se gjynaf mor burr i thashe me thene te drejten. Cme tha!?
O vlla te ishte per mu, pjesen me te madhe do ta kaloja pa asnje lek, po e din ti vlla sesi funksionon skema aty?
Jo i thashe!
Ne kemi mbi koke nje supervizor, qe per cdo shume dhe makine qe kalojme me leke, duhet ti japim nje pjese, dhe ai ka mbi koke nje drejtor qe per cdo shume qe na mer duhet ti jape atij nje pjese, dhe keshtu drejtori ka mbi koke shefin e madh qe per cdo shume te mbledhur duhet ti dorezoje atij nje %. Pra shkurt, mos kujto qe marim se duam dhe na ka qejfi, po eshte sistemi vlla qe te detyron dhe ate qe marim se kemi te gjithe tonen se do ishim bere miliardera ndryshe.

Prandaj duhet te cojme sa me lart njerez qe kane frike Zotin, dhe haramin, e keshtu te zbresin poshte duke heq korrupsionin.

Ai qe eshte poshte e ndryshon ate qe eshte lart, duke zgjedh njeriun e duhur.
Ai qe eshte lart e ndryshon ate qe eshte poshte duke zgjedh rregullat e duhura.

Kush ka mendim ndryshe, mirepritet 🤝💐